Tik Tok merr masa, nuk do ketë më përdorues nën 18 vjeç
Tik Tok prej kohësh ka gjetur përdorim masiv, por nga ana tjetër ka shërbyer dhe si mjet argëtues për adoleshentët. Lidhur me këtë ka ardhur koha që krijuesit e Tik Tok të marrin masa për të kufizuar audicencën e minorenëve.

Tik Tok prej kohësh ka gjetur përdorim masiv, por nga ana tjetër ka shërbyer dhe si mjet argëtues për adoleshentët. Lidhur me këtë ka ardhur koha që krijuesit e Tik Tok të marrin masa për të kufizuar audicencën e minorenëve.

Krijuesit do të kenë mundësinë të parandalojnë përdoruesit nën moshën 18 vjeç që të shohin videot e tyre në TikTok nëse ata mendojnë se përmbajtja është e përshtatshme vetëm për shikuesit më të vjetër, dhe kjo përfshin përmbajtje sugjeruese seksuale që nuk shkel rregullat.

Që në muajin tetor të vitit të shkuar TikTok njoftoi se do merrnin masa për videot live që realizohen, si dhe në lidhje me kufizimet e moshës në mënyrë që të mund të bllokojnë të miturit dhe t’i pengojnë ata të shikojnë përmbajtje të papërshtatshme. Këto kufizime aktualisht po shihen edhe në klipet standarde dhe do të jenë të disponueshme për përdoruesit në mbarë botën në javët e ardhshme.

Njoftimi më i fundit i Tik Tok; “Për të qenë të qartë, rregullat tona zbatohen ende plotësisht për krijuesit që përdorin këtë veçori dhe ne do të heqim përmbajtjen që lidhet me nudizmin, si dhe përmbajtjen që shkel rregullat e tjera të komunitetit tonë”

Kujtojmë këtu se dhe Instagrami ka marrë masa të tilla për përdoruesit nën 18 vjeç, të cilëve tashmë përpara se të tentojnë të hapin një llogari në Instagram ju kërkohet një kartë identifikimi.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://www.thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations