
views
Ky vit ka bërë regres në disa aspekte përsa i përket aspektit financiar dhe nuk kishin si të shpëtonin dhe “kokat” e teknologjisë.
Miliarderët Elon Musk, Mark Zuckerberg dhe Jeff Bezos nuk kanë pasur vitin e tyre më të mirë dhe kjo krizë u vërtetua dhe me reduktimin masiv të stafit.
Miliarderët në fjalë kanë pësuar zvogëlim të pasurisë së tyre me rënien e aksioneve.
Shefi i Tesla, SpaceX dhe Twitter, Elon Musk humbi 132 miliardë Dollarë dhe bashkë me to edhe titullin si njeriu më i pasur i botës, duke u zevendësuar nga Bernard Arnault, pronar i markës luksoze Louis Vuitton”, raporton “Metro”.
Rivali i tij i hapësirës, Jeff Bezos humbi 84 miliardë Dollarë ndërsa Mark Zuckerberg, 81 miliardë.
Kujtojmë se Zuckerbeg është renditur vazhdimisht në dhjetëshen e njerëzve më të pasur të botës, por aktualisht ka zbritur në vendin e 25-të.
Bashkëthemeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page humbën respektivisht 44.6 dhe 43.4 miliardë Dollarë, ndërsa pasuria e ish-shefit të Microsoft, Bill Gates u zvogëlua me 29 miliardë. Edhe pse Gates nuk e drejton më kompaninë, ai vijon të jetë aksionari i saj kryesor. Aksionet e Microsoft ranë me 30% këtë vit.
Veç saj, Apple pësoi një rënie prej 1.4% ndërsa Netflix 3.7%. Megjithatë, asnjë kompani nuk ka pësuar humbje si Tesla, 11.4%. Prodhuesi i makinave elektrike ka pezulluar aktivitetin në një fabrikë në Shangai. Investitorët janë të shqetësuar për përfshirjen e vazhdueshme të Musk në Twitter në kurriz të Tesla.
Comments
0 comment