Kujdes nga sfida e re e Tik Tok, shpërndan virus
Hakerat gjithnjë e më shumë po bëjnë “kërdinë”, duke iu bërë dëme të konsiderueshme përdoruesve. Së fundmi pa qarkullon një mashtrim në Tik Tok, ku përdodruesit e këtij aplikacioni po “peshkohen” lehtë.

Mashtrim i ri në Tik Tok synon të joshë përdoruesit naivë duke i bindur ata se mund të heqë filtrin që fsheh imazhet e njerëzve nudo në platformën sociale, por në të  vërtetë shkarkon një virus në pajisjen e tyre.

Lidhur me këtë mashtrim, ka reaguar hetuesi Guy Nachshon i platformës “Checkmarx” i cili ka arritur të zbuloi këtë mashtrim, ndërsa vuri re  “Sfidën e padukshme” në platformën sociale, ku dikush filmon veten i zhveshur nudo duke përdorur efektin e turbullimit të imazhit.

Efekti heq trupin e personit nga videoja dhe lë vetëm një siluetë të turbullt të tij”, shkroi Nachshon. Më pas, dy llogari postuan video të ndryshme në Tik Tok ku flitej për një aplikacion që heq filtrin dhe shoqërohej nga një link për t’iu bashkuar një serveri në mënyrë që të shkarkohej. Pasi përdoruesi klikon linkun që i çon në këtë faqe, ku presupozohet se ndodhen videot e ngarkuara që do shfaqen pa filtrin e aplikuar.

Kujdes, në vend të kësaj video, përdoruesve iu shkarkohet një virus në celular.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://www.thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations