
414
views
views
WhatsApp, aplikacioni i kudondodhur i mesazheve në pronësi të Meta, ishte i paarritshëm për shumë përdorues anembanë globit për shkak të një "ndërprerjeje të madhe" mbrëmjen e shkuar.
Dhjetëra mijëra përdorues raportuan probleme me dërgimin dhe marrjen e mesazheve në aplikacionin social, i përdorur nga më shumë se 2 miliardë përdorues çdo muaj.
Ndërprerja filloi rreth orës 20;30 dhe zgjati rreth 40 deri në 50 minuta.
Faqja e internetit e biznesit të Metës më herët tha se ndërprerja kishte shkaktuar një "përçarje të madhe". Është e paqartë se çfarë e shkaktoi ndërprerjen.
Comments
0 comment