“DeLorean”, makina tërësisht elektrike prezantohet në panairin e teknologjisë

Kur bëhet fjalë për makinat ikonë të filmave janë; Batmobile, Aston Martin i James Bond dhe…DeLorean nga “Back to The Future”.

Kur bëhet fjalë për makinat ikonë të filmave janë; Batmobile, Aston Martin i James Bond dhe…DeLorean nga “Back to The Future”.

E ndërsa nuk mund t'i zotëroni dy të parat sepse njëra është imagjinare dhe tjetra e shtrenjtë, mund të keni një mundësi për të pasur  të tretën.

Kjo për shkak se Kompania DeLorean Motor e Teksasit, zotëron të drejtat për emrin dhe dizajnin e makinës sportive origjinale DMC-12, po rikthehet.

Las Vegas aktualisht është mikpritës i Consumer Electronics Show (CES), shfaqja më e madhe e teknologjisë në botë. Shumë marka makinash janë të pranishëm dhe kjo përfshin DeLorean.

Metro.co.uk bëri me dije detaje të makinës së re teksa ishte në ekspozitë.

Nga ajo që dihet është se DeLorean 'Alpha5' do të menaxhojë një distancë prej 300 miljesh me një karikim të vetëm dhe do të arrijë 0-60 mph në më pak se 3 sekonda.

Nëse jeni kurioz, koha e 0-88 mph qëndron në 4,35 sekonda. Shpejtësia maksimale e vlerësuar është 155 mph.

Theksojmë  faktin që “DeLorean” po prodhon vetëm 9,351 modele të Alpha5.

Troy Beetz, shefi i marketingut të DeLorean shprehet: "Ne do t'i udhëzojmë klientët gjatë gjithë procesit e blerjes, duke ofruar fleksibilitet dhe mbështetje pasi ata sigurojnë rezervimin e tyre ideal dhe dizajnojnë Alpha5 e tyre."

DeLorean thotë se makina tërësisht elektrike pritet të dalë në rrugë përgjatë vitit 2024.