Një rast shumë i rëndë ka qenë ai i ndodhur në Japoni në vitin 2011, ku tsunami i mori jetën 18.500 njerëzve. Prej 12 vitesh tashmë, ky shtet i është dedikuar parandalimit të pasojave të ngjashme në të ardhmen.
Hulumtimet në laboratorin RIKEN Prediction Science Laboratory, përfshin mësimin e makinerisë me qëllim të parashikimit të saktë të ndikimit të një tsunami në më pak se një sekondë. Duket e pabesueshme, pasi prej vitesh nuk ka ndodhur që të kemi një hap të tillë, përsa i përket parashikimeve të natyrës...
Lidhur me këtë hulumtuesi Iyan Mulia u shpreh: “Përparësia e metodës tonë është shpejtësia e parashikimit, që në fakt është kyçe për paralajmërim të hershëm. Modelet konvencionale për tsunami japin parashikime pas 30 minutave, që është shumë vonë. Modeli ynë e kryen këtë shumë më shpejtë, pra në sekondë”.
Por si do jetë i mundur ky parashikim në një kohë kaq të shpejtë?
Në brigje është vendosur rrjeti më i madh i sensorëve në botë, që përcjell lëvizjen e fundit të oqeanit. Rreth 150 stacione e përbëjnë këtë rrjet dhe punojnë së bashku për të siguruar paralajmërim të hershëm për tsunami. Për të pasur efikasitet, të dhënat që mblidhen nga sensorët që varen larg përreth brigjeve, dërgojnë sinjale. Kjo zakonisht kërkon rreth 30 minuta me një kompjuter të zakonshëm, e me këtë metodë nevojitet shumë më pak kohë, që do të jetë mjaftueshëm për evakuim.
RIKEN që funksionon me inteligjencë artificiale, ka rëndësi të madhe për shpëtimin e jetëve sepse u jep njerëzve të paktën 30 minuta kohë të largohen.
Ekipi i RIKENka vënë në funksion nga 3 mijë kompjuterë që parashikojnë 480 skenarë të ndryshëm.