Më 20 dhjetor të vitit të kaluar analistët e Forbes vlerësuan se pasuria e 73-vjeçarit kap vlerën e 180,2 miliardë dollarëve, pra 17 miliardë dollarë më shumë se ajo e shefit të Tëitterit.
73 vjeçari është bashkëthemelues, drejtues dhe shefi ekzekutiv i Moet Hennessy Louis Vuitton. Ai është aksioneri më i madh dhe ka shumicën e të drejtave të votës në kompaninë e tij.
Kompania e Arnault është firma më e madhe e mallrave luksoze në botë, ka mbi 175,000 punonjës dhe 5,500 dyqane.
Kjo nuk është hera e parë që ai kryeson listën e njerëzve më të pasur në botë. Ai e arriti këtë pozicion në vitin 2019, 2020 dhe përsëri në 2021.